TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2025, 11:58

Bardhi i hoqi mikrofonin Ballës, Rama i erdhi në ndihmë; prapaskenat e çuditshme nga Kuvendi ditën e sotme (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi i hoqi mikrofonin Ballës, Rama i erdhi në ndihmë;
Prapaskenat e çuditshme nga Kuvendi ditën e sotme

Përveç përplasjes te foltorja, seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit pati edhe disa parpaskena që nuk i shpëtuan syrit të mediave.

Një ndër to ishte edhe ai mes Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës.

Kur ky i fundit po fliste, Bardhi i hoqi kartën nga mikrofoni, duke ia fikur zërin në këtë mënyrë.

Në ndihmë të Ballës erdhi Edi Rama, i cili i vendosi në dispozicion mikrofonin e tij. Kryeministri kishte zgjedhur të ulej mes Niko Peleshit, i cili do të jetë kryetari i ardhshëm i kuvendit, dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai është fiksuar duke folur gjatë me Ballën herë pas here në seancë.

Ndërkohë disa fjalë i ka pasur edhe me Ulsi Manjën, të cilin e uli në detyrë si ministër Drejtësie dhe e vendosi si kryetar të Komisionit të Ligjeve.

Ndërkohë në radhët e demokratëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është ulur krah Jorida Tabakut.

Nga ana tjetër, Agron Shehaj ka zgjedhur të kalojë kohën teksa Vasil Llajo lexonte emrat e deputetëve, duke lundruar në internet dhe duke parë titujt e lajmeve të ndryshme.

Të tjerë deputetë, si ai i Elbasanit, Ermal Elezi, zgjodhën t’i hedhin një sy rregulloreve të Kuvendit.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk ishin vetëm në këtë seancë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik, mes tyre edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve, Nancy VanHorn. Nuk munguan as përfaqësuesit e feve në Shqipëri.

 

bardhi i hoqi mikrofonin ballës

Lini një Përgjigje