TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2023, 07:10

PD nuk u regjistrua në zgjedhje, revoltohet deputeti: Vendimi i Celibashit çon ujë në “mullirin” e PS-së

Shkruar nga Pamfleti

PD nuk u regjistrua në zgjedhje, revoltohet deputeti: Vendimi i Celibashit

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të KQZ për mos-regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, Sula pretendon se për herë të parë në 32 vite pluralizëm, PD-së po i mohohet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje.

"Vendimi i Celibashit çon ujë në “mullirin” e PS-së. Për herë të parë pas 32 viteve pluralizëm, Partisë Demokratike po i mohoet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ky qendrim është i paligjshem, sepse deklarata e angazhimit solemn nuk eshte nje akt personal i kryetarit të Partisë, por një akt që ndërmerret në emër të Partisë e për rrjedhojë i transferueshëm.

Për më tepër, ata që kanë punuar në institucione publike e dinë fare mirë se detyra e zëvendesit të titullarit, në këtë rast nënkryetarit të Partisë, është pikërisht që në mungesë të titullarit, të ushtrojë funksionet e tij për të garantuar funksionimin normal të institucionit.

Arsyetimi i Komisionerit është njësoj sikur të thuash se meqenëse neni 100 i Kushtetutes thotë që vendimet e Këshillit të Ministrave i firmos kryeministri, të gjitha ato akte që kanë firmosur zv.kryeministrat Braçe, Ahmetaj apo Balluku janë antikushtetuese. Neni 46 i Statutit të PD parashikon shprehimisht se në mungesë të Kryetarit dhe me autorizim te tij, njeri prej nënkryetareve ushtron funksionet e tij. Si jurist dhe ish-prokuror nuk arrij t’i gjej ndonjë shpjegim ligjor këtij qendrimi të Komisionerit Shteteror

Nëse qendrimi i tij është i ndikuar nga interesa politike, kjo do të ishte e pafalshme per dëmin kolateral që i bëhet vendit dhe demokracisë. Lulzim Basha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike ndaj ai nuk duhet të bëj asnjë deklaratë si i tillë.", shkruan Sula.

Dje Ilirjan Celibashi i ka bërë qokën Sali Berishës. Kreu i KQZ ka vendosur të mos regjistrojë në zgjedhje Partinë Demokratike të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj.

Javën që lamë pas, Celibashi kërkoi plotësim dokumentacioni, me argumentin se Lulzim Basha duhet të lëshojë një deklaratë solemne mbi angazhimin në zgjedhje, pasi në regjistrin e gjykatës figuron ende kryetar. Grupi i Alibeajt nuk e pranoi, pasi sipas tyre, Basha është larguar dhe detyra i ka marrë nënkryetari.

pd 14 maji sula

Lini një Përgjigje