TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2025, 16:34

PD çon Diellën në Kushtetuese, 3 shkeljet që pretendojnë demokratët

Shkruar nga Pamfleti

PD çon Diellën në Kushtetuese, 3 shkeljet që

Pa marrë ende vendimin e saj të parë, Diella përfundon në gjykatën kushtetuese. Edhe pse ajo u ndje e lënduar nga akuzat se s’është kushtetuese, tani do të jetë gjykata që do të thotë fjalën e saj shteruese për debatin juridik.

Pa vendimin e saj të parë, por me një debat aktual. Diella është e para ministre e qeverisë Rama 4 që përfundon në gjykatën Kushtetuese.

Emisioni “FactCheck” ka siguruar ankimin ndaj Diellës firmosur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, dhe prej dt.23 shtator tashmë kjo kërkesë është protokolluar në pritje të një date gjykimi.

Në argumentet e tyre deputetët demokratë kërkojnë nga gjykata kushtetuese të shpall dekretin e Presidentit Begaj si një Dekret në shkelje të vetë kushtetutës me argumentet:

(i) Cënojnë parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi Presidenti krijon një strukturë të re ministrore (ministrin virtual të inteligjencës artificiale), dhe i cakton Kryeministrit përgjegjësi të reja (për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual);

(ii) Cënojnë organin kushtetues të ministrit, pasi Presidenti krijon një “ministër virtual”, i cili nuk përmbush cilësitë kushtetuese të emërimit si ministër, procedurat e emërimit dhe betimit të tij, si dhe ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive;

(iii) Shkelin në mënyrë flagrante nenet 7, 45, 92, 93, 95, 96, 98, 99, 102 dhe 103 të Kushtetutës së Shqipërisë, që lidhen me kompetencat e Presidentit të Republikës, kompetencat e Kryeministrit/Këshillit të Ministrave, cilësitë e ministrit, procedurën e emërimit dhe betimit të tij, ushtrimin e kompetencave ministrore; /MCN

Lini një Përgjigje