TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Korrik 2025, 16:33

PD akuza SPAK-ut: Rama 21 mln euro udhëtime me charter, Dumani mbyll sytë

Shkruar nga Pamfleti

PD akuza SPAK-ut: Rama 21 mln euro udhëtime me charter, Dumani mbyll

Partia Demokratike ka denoncuar mos publikimin e shpenzimeve të udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama me avion charter.

Zëdhënësja e antikorrupsionit Genta Vangjeli tha se avioni me të cilin Edi Rama udhëtoi në drejtim të Hagës është i ndryshëm nga ai i përcaktuar në aktmarrëveshje me kompaninë, ndërsa akuzoi SPAK-un se po hesht për këtë skandal. 

Partia Demokratike akuzoi Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për mos publikimin e shpenzimeve të udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama me avion charter.

“Avioni me të cilin Edi Rama udhëtoi në drejtim të Hagës është i ndryshëm nga ai i përcaktuar në aktmarrëveshje me kompaninë”, tha Vangjeli.

Vangjeli u shpreh se Struktura e Posaçme Antikorrupsion po hesht për këtë skandal, ndërsa shtoi se shpenzimet për udhëtime me charter të Edi Ramës janë rreth 21 milionë euro.

Lini një Përgjigje