TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 20:22

Pazar me votimin elektronik, Celibashi bllokon publikimin e rezultatit në Vorë dhe te Njësia 10!

Shkruar nga Pamfleti

Pazar me votimin elektronik, Celibashi bllokon publikimin e rezultatit në

Rezultati i votimit elektronik publikohet nesër...

Ndonëse pritej që Vora dhe Njësia nr.10 në Tiranë të ishin zonat e para ku do të mësonim rezultatin e zgjedhjeve, nuk do të ndodhë kështu.

KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos e printojë rezultatin e pajisjeve te votimit elektronik për të dyja zonat.

Normalisht në Vorë është zhvilluar votimi elektronik. Që do të thotë me përfundimin e votimit pritej mbledhja e USB-ve dhe Vora do ishte e para që do të jepte rezultatin e zgjedhjeve. Por anëtarë të KZAZ, i kanë deklaruar mediave se kanë marrë urdhër të mos printojnë rezultatet e votimit.

Ndërkohë kreu i KQZ Celibashi deklaroi gjatë një konference për mediat se bllokimi i daljes së rezultatit në Vorë është bërë me konsensus politik dhe do të jepet nesër në mëngjes.

Në kushtet kur lehtësisht mund të spekulohet në lidhje me rezultatin e shpejtë që prodhon dhe pjesa dërrmuese e votave për QV do të numërohen pas mesnate mund të kishte një impakt në këtë proces. Për të garantuar integritetin e pjesës dërrmuese të votimit kemi sakrifikuar transmetimin e menjëhershëm të rezultateve. Për shkallën e rezultatit në njësinë 10 dhe Bashkinë e Vorës, rezultatin pritet ta kemi në orën 8:00 ose 09:00 mëngjësin e së hënës”, tha ai.

Sipas informacioneve, ka qenë PD ajo që ka bërë një kërkesë për të mos nxjerrë rezultatin gjë që është mbështetur nga PS dhe Celibashi u është bindur.

Megjithatë pavarësisht qendrimit të tij, kanë dalë rezultatet e kutive të para. Dy kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Ajo ka marrë 222 vota në këtë kuti, ndërsa PD vetëm 73.

PD-ASHM → 73 vota
Lëvizja Bashkë → 1 votë
Lëvizja Atdheu → 0 vota
Koalicioni Euro Atlantik → 0 vota
PS → 222 vota
Nisma Shqipëria Bëhet → 4 vota
AKSH → 1 votë
Aleanca Demokracia e Re → 0 vota
Djathtas për Zhvillim → 1 votë
Mundësia → 8 vota
PSD → 5 vota

Ndërsa te Njësia 10, në kutinë e parë PS ka 83 vota, PD 78 dhe Lulzim Basha 7.

Pazar me votimin elektronik, Celibashi bllokon publikimin e rezultatit në

Lini një Përgjigje