TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2025, 14:37

Pas lokaleve, Rama “shënjestron” lavazhet: Nuk duhet të ekzistojnë mes lagjeve

Shkruar nga Pamfleti

Pas lokaleve, Rama “shënjestron” lavazhet: Nuk duhet

Kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur “armikun” e radhës në luftën për lirimin e hapësirave publike. Pas aksionit për heqjen e shtesave të lokalve që kishin zënë hapësirat publike, Rama ka urdhëruar heqjen e lavazheve nëpër lagje.  

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama kërkoi nga pronarët e lavazheve që t’i heqin vetë tendat para se të gjobiten.  

“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama. 

Lini një Përgjigje