
Pas çadrave të lokaleve, kryeministri Edi Rama duket se ka kthyer sytë nga plazhet.
Sot u bë një aksion në Lalëz, ku u larguan me qindra shezlogë të vendosur në shkelje të ligjit duke zaptuar plazhin. Rama ka kërcënuar se një aksion i ngjashëm do të vijojë dhe në zona të tjera.
Rama thotë se heqja e shezlongëve nga zaptuesit në plazhet publike, është vetëm hapi i parë i qasjes së re ndaj bregdetit.
"A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?! Nuk e di, këta e dinë - në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa - po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve", shkruan Rama.
Lini një Përgjigje