TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2025, 21:31

Paqja Fiskale, Braçe kundër ministrit të Financave: Po favorizojnë kompani të mëdha që i kanë borxhe shtetit!

Shkruar nga Pamfleti

Paqja Fiskale, Braçe kundër ministrit të Financave: Po

Projektligji për marrëveshjen fiskale ka nxitur një debat të gjerë për transparencën e listës së bizneseve që përfitojnë. Deputeti i PS, Erion Braçe foli për përmbajtjen e projektligjit dhe kundërshtimet e tij ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj. Braçe tha se ishte pro propozimit të Bozdos që emrat e përfituesve të amnistisë të bhen publikë.

Gjoba nuk shuhet as falet. Bankers është nën hetim penal. Nuk përfiton nga marrëveshja e paqes fiskale nga fillimi në fund. Ka dy ligje që janë konsideruar si amnisti. Ligji për shuarjen e detyrimeve fiskale 10 vite përpara, për pjesën 2014-2019, ka një skemë favorizuese për ata që do e paguajnë menjëherë.

Komisioni i Ekonomisë dje ka bërë dy ndryshime themelore. Kemi shtrirë detyrimet. I dyti ka të bëjë me transparencën, ka qenë propozim i Bozdos dhe është mbështetur nga unë dhe e gjithë trupa e deputetëve. Ata që janë borxhli të mëdhej të shtetit dhe përfitojnë, do të jenë publikë. Përfiton, publikohet. Vijmë dhe te paqja fiskale, unë nuk i pranoj dot, jam kundër. Sa kohë ke bërë biznes, ke fituar dhe nuk ke paguar. Për mua nuk duhet të ketë shuarje detyrimesh. Për gjykimin tim, ligji nuk është shkruar mirë, pavarësisht qëllimit“, u shpreh Braçe në Top Story.

Lini një Përgjigje