TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 13:03

Paketa e maleve, Rama kritikon Benet Becin: E nisëm kur ti ishe pa mjekër, tani të është bërë si mua dhe hartën nuk e ke sjellë

Shkruar nga Pamfleti

Paketa e maleve, Rama kritikon Benet Becin: E nisëm kur ti ishe pa

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përfundimin e procesit për Paketën e Maleve, duke theksuar se ende mungojnë hartat e disa bashkive.

Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, Rama tha se puna për këtë nismë është nisur prej kohësh, por ritmet nuk janë të kënaqshme.

Kryeministri përmendi edhe disa bashki të djatha që nuk kanë dorëzuar ende hartat. Sipas tij, vonesat tregojnë se mungesa e efikasitetit nuk varet nga bindjet politike.

Më tej, ai ka kritikuar edhe kryebashkiakun Benet Beci, ndërsa tha se Paketa e Maleve ka nisur kur ai nuk kishte mjekër ndërsa tani iu ka bërë mjekra si e Ramës.

"Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj pakete dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër. Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma.

Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë. Brenda muajit tetor duhet të vijnë hartat", tha Rama.

Lini një Përgjigje