
Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare në Kuvend, duke theksuar se ajo nuk mund të nisë pa u siguruar kuorumi minimal i nevojshëm
“Sipas rregullores dhe çdo organi kolegjial, mbledhja e Kuvendit nuk mund të fillojë pa pasur minimalisht 70 deputetë në sallë. Është përgjegjësia e Kryetares që të nisë seancën vetëm kur ky kuorum është i plotësuar", u shpreh Bardhi nga foltorja e Kuvendit.
Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit të ndërpresë seancën dhe të njoftojë deputetët, për të garantuar pjesëmarrjen e nevojshme.
“Kur nis mbledhja e Kuvendit, duhet të jenë të paktën 70 deputetë. Kështu që ndërprisni seancën, njoftoni deputetët dhe pastaj fillojmë”, theksoi ai.
Edhe deputeti Flamur Noka tha se nuk mund të nisë seanca plenare me 55, 57 deputetë.
Lini një Përgjigje