TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 16:36

Numërohen gjysma e kutive, PS thellon diferencën me PD; ja si kuotohen partitë e reja

Shkruar nga Pamfleti

Numërohen gjysma e kutive, PS thellon diferencën me PD; ja si kuotohen

Me 2627 kuti votimi të numëruara nga 5225 gjithsej, panorama elektorale e Shqipërisë pas zgjedhjeve të së dielës ka filluar të qartësohet. Partia Socialiste ka marrë një avantazh të konsiderueshëm kundrejt Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj të ri, ndërkohë që forcat e reja politike po surprizojnë me mbështetjen e marrë.

PS-ja e Edi Ramës ka grumbulluar 361,344 vota, që përbëjnë 52.7% të totalit të votave të numëruara. Në vend të dytë renditet koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 232,676 vota, ose 34.0%. Diferenca mes dy forcave kryesore është e dukshme, duke reflektuar krizën e vazhdueshme brenda opozitës dhe efektin e ndarjes së votës.

Në garën për vendin e tretë, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka arritur të marrë 26,625 vota (3.9%), ndjekur nga lëvizja e re “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, me 23,604 vota (3.4%). Këto shifra tregojnë për një riorientim të një pjese të elektoratit drejt forcave të reja që pretendojnë të thyejnë duopolin politik.

Më poshtë, statistikat e plota sipas partive pjesëmarrëse:

Numërohen gjysma e kutive, PS thellon diferencën me PD; ja si kuotohen

Lini një Përgjigje