TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 15:37

"Humbje fatale e demokracisë shterpë", Evi Kokalari ironizon Berishën: As LaCivita nuk të shpëtoi dot

Shkruar nga Pamfleti

"Humbje fatale e demokracisë shterpë", Evi Kokalari ironizon

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt kreun e PD Sali Berisha, për humbjen në zgjedhjet parlamentare.

Përmes një reagimi në Facebook, Kokalari shkruan se faji për humbjen e PD-së nuk është tek manipulimet e Edi Ramës.

Ajo shprehet se Berisha humbi sepse nuk i ofroi asgjë demokracisë së vendit ndërsa shton se as LaCivita nuk mundi dot ta shpëtonte.

“Masakër elektorale!

Sali Berisha nuk humbe se të vodhi vota Rama. Humbe se vodhe ti demokratët nga meritokracia dhe turp që re 13% nga zgjedhjet e 2021!!

Të thamë s’ka LaCivita që të shpëton por vazhdo bjeri murit me kokë, se ke marrë një popull në qafë.

Gjithsesi, sa të vlen lëkura, e pamë me këtë humbje fatale të demokracisë shterpë që ofron.

Prap nuk e kupton, në 2021 nuk ishe ti shpresa. Isha unë”, shkruan Kokalari.

Lini një Përgjigje