TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 15:19

“Nuk guxon të shprehësh atë që ndjen se të hidhen si hiena”, besnikët e Berishës i ‘turren’ Ilir Vrenozit; demokrati ‘braktis’ protestën sot

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk guxon të shprehësh atë që ndjen se të hidhen

Ilir Vrenozi duket se ka hyrë në “luftë” me demokratët pas statusit që bëri pak orë më parë.

Demokrati nga Korça kërkoi largimin e Berishës, por duket se i janë turrur me “kuç dhe me maç” duke sharë dhe ofenduar.

Ai ka reaguar sërish në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk do të marrë pjesë as në protestën e thirrur sot.

Si nuk kuptojnë xhanëm, unë flas me shpirt.

Sulen mbi mua, po si nuk ju vjen turp?

Më mërzitin jashtë mase, po shumë… ishin fjalë zemre mor e, por janë të paktën ata që më kuptojnë.

Më mërzitët aq shumë sa s’kam nerva të nisem sot për Tiranë, për atë Zot…

Nuk guxon të shprehësh atë që ndjen sepse të hidhen si hiena; direkt bëhesh bukëshkelur.

Do e ndjek nga televizori protestën, nuk do nisem, s’kam nerva…

Njerëz që të shkelin kur flet fjalë zemre.

Disa kanë mentalitet komunist; u dhembin sytë nga e vërteta…

Për Zotin, s’i kuptoj dot”, shkruan i mërzitur ai.

 

Lini një Përgjigje