TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 14:48

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, Rama batuta me liderët europianë: Në Shqipëri, drekën e keni falas

Shkruar nga Pamfleti

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”,

Kryeministri Edi Rama bëri edhe disa batuta me liderët europianë teksa njoftoi se do të bëjnë një pauzë për të konsumuar drekën.

Teksa përmendi Kanunin dhe mikpritjen, kryeministri iu drejtua liderëve duke thënë se zakonisht dreka nuk është falas, por në Shqipëri është e kundërta, pasi në çfarëdo rrethane ata do të jenë të mikpritur.

“Në Kanunin tonë të shkruar kohë më parë, ka një kapitull për mikpritjen. Fillon me një citim që thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut.  Dhe kjo fjali është vërtetë e thellë. Është origjinë e faktit që ne mbaruam, arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që në atë moment kishte më shumë hebrenj se në fillim. Erdhën si miq që u mbrojtën, që shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre.

Por ndër të gjitha këto gjëra që bëjmë për miqtë, kemi të rëndësishme t’u japim ushqim të mirë. Kështu që për  këtë arsye, pavarësisht se thuhet se dreka asnjëherë nuk është falas, sot do ta shikoni se është e kundërta sesa herë të vini në Shqipëri në  çfarëdo lloj cilësie, do të jeni gjithmonë të mirëpritur”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje