
Ngushtohet gara në Kavajë dhe Kurbin. Edhe pse PS deri më tani po dominon në 54 bashki, në fakt kutitë e votimit mund të sjellin ndryshime në dy bashki.
Sipas rezultateve të fundit, në Kavajë, kandidati socialist Redjan Krlai udhëheq me 5389 vota, ndërsa rivali i tij i opozitës Fisnik Qosja ka marrë 5094 vota. Pra janë pak më shumë se 300 vota që bëjnë diferencën dhe janë pa hapur 48 kuti.
Ndërkohë garë e fortë është dhe në Kurbin ku sërish diferenca është me afro 300 vota. Kandidatja e PS, Majldinda Cara ka marrë deri tani 6852 vota, ndërsa Behar Haxhiu me 6572 vota.
Ndërkohë në Kurbin situata ka qenë e tensionuar, pasi KQZ ka urdhëruar pezullimin e numërimit dhe kërkoi nga policia që të largohen nga ambientet e numërimit të gjithë peronat përveç numëruesve. Ende nuk ka nisu numërimi.


Lini një Përgjigje