TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2026, 09:55

Nga makina 29 mijë euro e Belind Këlliçit te ajo 2.5 milionë lekë e Saimir Korreshit, deputetët e PD me ‘biznes’ automjetesh

Shkruar nga Pamfleti
Nga makina 29 mijë euro e Belind Këlliçit te ajo 2.5
Foto ilustruese gjeneruar me IA

Disa deputetë të opozitës kanë hyrë në tregun e automjeteve duke shitur dhe blerë makina...

Jo vetëm politikë. Për disa deputetë të Partisë Demokratike, viti 2025 ka qenë edhe vit transaksionesh me automjete. Deklaratat e pasurisë të depozituara në ILDKPKI tregojnë se disa prej tyre kanë blerë makina të reja, ndërsa të tjerë kanë shitur automjetet që zotëronin, duke krijuar përshtypjen se "biznesi" i makinave ka qenë një aktivitet paralel me mandatin parlamentar.

Rekordin për blerjen më të kushtueshme e mban Belind Këlliçi. Sipas deklaratës së pasurisë, ai ka blerë më 29 tetor 2025 një automjet me vlerë 29 mijë euro, transaksion i formalizuar me kontratë.

Në listën e blerjeve të konsiderueshme renditet edhe deputeti Saimir Korreshi. Ai deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 2.5 milionë lekë, me kontratë të datës 30 qershor 2025.

Edhe Tritan Shehu ka pasur lëvizje me automjetet gjatë vitit. Sipas deklarimit, ai rezulton bashkëpronar në blerjen e një automjeti me vlerë 5.800 euro në fillim të vitit dhe një tjetër me vlerë 5.320 euro në muajin nëntor. Në të njëjtën kohë, në deklaratë evidentohet edhe pakësimi i një automjeti me vlerë 10 mijë euro, që tregon se gjatë vitit ka dalë edhe nga pronësia e një makine.

Transaksione ka pasur edhe Gent Strazimiri. Ai deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 500 mijë lekë, ndërsa në të njëjtin vit raporton edhe shitjen e një automjeti tjetër.

Ndërkohë, edhe deputeti Bledjon Nallbati rezulton të ketë shitur një automjet gjatë vitit 2025, sipas deklarimit të depozituar në ILDKPKI.

Deklaratat e pasurisë nuk japin detaje për markat apo modelet e automjeteve, por tregojnë se për një numër deputetësh të Partisë Demokratike, viti 2025 nuk është karakterizuar vetëm nga aktiviteti politik, por edhe nga një numër i konsiderueshëm transaksionesh me automjete, ku spikasin blerjet më të kushtueshme të Belind Këlliçit dhe Saimir Korreshit. /Pamfleti

Nga makina 29 mijë euro e Belind Këlliçit te ajo 2.5
Deklarimi i Belind Këlliçit
Nga makina 29 mijë euro e Belind Këlliçit te ajo 2.5
Deklarimi i Saimri Korreshit
Nga makina 29 mijë euro e Belind Këlliçit te ajo 2.5
Deklarimi i Bledjon Nallbatit

 

Nga makina 29 mijë euro e Belind Këlliçit te ajo 2.5
Deklarimi i Gent Strazimirit

 

Nga makina 29 mijë euro e Belind Këlliçit te ajo 2.5

Nga makina 29 mijë euro e Belind Këlliçit te ajo 2.5
Deklarimi i Tritan Shehut

 

deputete e pd makina

1 Komente

  1. L
    Lavdie

    E po ç'të themi edhe nga PD na dalin fukarenj.me makina të shtrenjta. Duan te mbulojnë diellin me shoshë edhe këta.

    Lini një Përgjigje