Sa herë ka fushatë dhe Rama kërkon audiencë, flet për ndëshkimin e Metës dhe Berishës. Në fakt për Gërdecin dhe 21 Janarin Rama premtoi drejtësi që kur ishte ende në opozitë. Sot ka 10 vite në pushtet dhe ende e njëjta retorikë...
Kryeministri e ka shtuar dozën e presionit ndaj drejtësisë, për ta ndihmuar në prag të këtyre zgjedhjeve. Edhe pse ka 10 vite që premton ndëshkimin e Ilir Metës dhe të Sali Berishës, Rama po përdor të njëjtën retorikë. Ka disa javë që shprehet se ata e kanë vendin para drejtësisë dhe të njëjtën gjë bëri sot në Sarandë, ku ishte i pranishëm në prezantimin e kandidatit. Ai përmendi dosjet e Metës dhe Berishës që duhet të hapen.
“Na e kanë thënë me zë. Na e kanë thënë me shkrim. Na e përsërisin sa herë ka mundësi. Është një person i padëshirueshëm për ne. Tani çdo të thotë që një personi të padëshirueshëm për aleatët tanë dhe jo për teka, por për korrupsion madhor dhe korrupsionin madhor, kush nuk e di se ku është të kthejë pak kokën mbrapa dhe e gjen korrupsionin që nga 26 viktima të hedhura në erë për të bërë kontrabandë municionesh, te 4 të vrarë në bulevard. Për të vazhduar ushtrimin e një pushteti të korruptuar. Te hidrocentralet e grabitura dhe të çuara në drejtim të interesave private. Kompleksi Partizani atje. Afera me shitblerjen e energjisë (CEZ) dhe kontot bankare të fshehura në Qipro që vetëm sa kanë filluar të nxjerrin kokën në sipërfaqe. Për ata që thonë se nuk ka prova. Provat janë të gjitha. Është dhe minimi i demokracisë. Minimi është i lidhur me korrupsionin, ato kontot ofshore dhe aleancat e pabesa kundër Shqipërisë”, tha Rama.
Nga ana tjetër ai sulmoi fort Berishën. Rama e cilësoi si kusar të damkosur, teksa e kritikoi për gjuhën ndaj ambasadorëve. Madje sipas Ramës, ai është një i “çmendur” që duhet të mbyllet në shtëpi.
“Më kanë thënë që kandidati i tyre Sarandës vjen nga familje e mirë. Por aq më keq. Familja e mirë nuk përzihet me një non grata. Me një kusar të damkosur nga SHBA si kusar. Copë. Ç’punë ka familja e mirë me një kusar të damkosur si kusar. Me një zhele që del rrugëve dhe merr nëpër gojë gjithë dynjanë sikur është i çmenduri i lagjes. Se shiko pashë atë këtu, pashë atë gruan atje, se zonja ambasadore këtu. Kam ca video. Kush i bën këto?”, tha Rama.
Sa herë ka fushatë dhe Rama kërkon audiencë, flet për ndëshkimin e Metës dhe Berishës. Në fakt për Gërdecin dhe 21 Janarin Rama premtoi drejtësi që kur ishte ende në opozitë. Sot ka 10 vite në pushtet dhe ende e njëjta retorikë, pasi në realitet ata duket sikur mbrojnë njëri-tjetrin. Ka shumë zëra që thonë se Rama-Meta e Berisha janë bashkë, pavarësisht se çfarë thonë. Fakti që dyshja opozitare është ende në politikë dhe nuk ndëshkohen pavarësisht korrupsionit masiv, tregon se ata mbajnë në këmbë njëri-tjetrin. Tani topi është në dyert e SPAK dhe ata e kanë në dorë të hetojnë si Metën e Berishën ashtu dhe Ramën, pasi nëse flasim për shembuj kroatë e rumunë, shembujt e tyre janë arrestimet e kryeministrave dhe ish-kryeministrave./Pamfleti
Lini një Përgjigje