
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se vendimi politik i dhënë ndaj tij me urdhër të Edi Ramës, do të zbatohet menjëherë.
Në një interviste për emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Salianji është shprehur se, në dijeni të tij, policia nesër do të zbatojë vendimin e prokurorisë për ndalimin e tij, lidhur me këtë deputeti i PD-së, u shpreh se do të shkojë vetë në polici.
‘Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do të jem vetë që do të shkoj’, tha Ervin Salianji.
Kujtojmë se ditën e sotme Gjykata e Apelit dënoi me 1 vit burg deputetin, Ervin Salianji nën akuzën për kallëzim të rremë.
Lini një Përgjigje