TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2024, 12:02

Negociatat/ BE porosi Shqipërisë: Parlamenti të sigurojë transparencë të lartë

Shkruar nga Pamfleti
Negociatat/ BE porosi Shqipërisë: Parlamenti të sigurojë
Silvio Gonzato

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me organizatat e shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit. Spiropali tha se duhet një kontroll parlamentar i fortë për ta sjellë më pranë qytetarëve.

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato i bëri thirrje Parlamentit që të sigurojë një nivel më të lartë transparence.

"Parlamenti duhet që të sigurojnë një nivel më të lartë transparence. Është e rëndësishme që mekanizmat që ngrihen të jenë asnjëanëse politikisht dhe kjo është një nga kushtet e rëndësishme për anëtarësimin në BE.

OSHC-të dhe qytetarët duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe duhet t’ju jepet hapësira e nevojshme për të kontribuar në mënyrë kuptimplotë në diskutime që zëri i qytetarëve të merret parasysh. Duhet që të kenë mundësi që të ushtrojnë funksionin e tyre të monitorimit të kontrollit të veprimeve të qeverisë” tha ai.

E ngarkuara me punë nga ambasada e SHBA, Nancy Vanhorn u shpreh se “jam shumë e kënaqur që jam këtu me ju për të diskutuar rëndësinë që luan shoqëria civile në një shtet që funksionon mirë. Të rinjtë marrin pjesë në programet e ambasadës tonë dhe flasin me pasion për të ndërtuar një demokraci që ofron rezultat për çdo qytetar. Jemi krenarë që SHBA kanë mbështetur shoqërinë civile për afro 30 vjet”.

silvio gonzato be

Lini një Përgjigje