TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2025, 18:45

Ndryshime në Prefektura, shkarkohen Çuko dhe Nesturi; Rama i beson Fierin djalit të Fatmir Xhindit

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshime në Prefektura, shkarkohen Çuko dhe Nesturi; Rama i beson
Lart Çuko-Nesturi, posht Xhindi-Allushi

Ja kush do të drejtojë Prefekturat në Fier dhe Vlorë...

Qeveria ka kryer sot një riformatim në nivelin e përfaqësimit të saj në qarqe.

Këshilli i Ministrave ka vendosur të lirojë nga detyra dy prefektë, Arben Çuko në Fier dhe Plator Nesturi në Vlorë, duke i zëvendësuar me figura të reja, në një vendim që nuk është shoqëruar me asnjë koment publik apo sqarim për arsyet e këtij ndryshimi.

Sipas njoftimit zyrtar, në vend të Çukos, detyrën e prefektit të Qarkut Fier e merr Anduel Xhindi, ndërsa në Vlorë, Evis Allushi zëvendëson Nesturin. 

Arben Çuko e mori detyrën në nëntor të vitit 2024. Ai ka qenë më parë deputet i PS dhe drejtor i Burgjeve. Ndërsa Nesturi mori detyrën pas largimit të Vangjel Tavos, i cili kandidoi për Bashkinë e Himarës. Nesturi vjen nga bota e gazetarisë dhe diplomacisë.

Sa u takon pasuesve të tyre, Andeul Xhindi është ish-deputet dhe djali i Fatmir Xhindit. Ky i fundit u vra me armë zjarri në oborrin e banesës në vitin 2009 kur ishte deputet. Vrasja e tij është ende mister.

Evis Allushi është pedagoge në Departamentin e Infermierisë, Fakulteti i Shëndetit Publik, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë. Ajo ishte kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit, por nuk fitoi.

 

Lini një Përgjigje