TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2025, 17:23

"Kuvendi, noteri i qeverisë", Zhupa: Çdo debat i opozitës refuzohet me forcën e kartonëve

Shkruar nga Pamfleti

"Kuvendi, noteri i qeverisë", Zhupa: Çdo debat i

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar sërish mënyrën sesi funksionon Kuvendi nën drejtimin e mazhorancës, duke e cilësuar si një ‘noter të projektligjeve të qeverisë’.

Zhupa tha se çdo nismë apo kërkesë për debat nga opozita rrëzohet në mënyrë automatike dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, duke mohuar kështu rolin që deputetët duhet të kenë në përfaqësimin e interesit publik.

“Është e njëjta situatë që ka nisur që në fillim të kësaj legjislature që në fakt nuk është një risi. Është një mënyrë sesi ka zgjedhur Edi Rama për ta kthyer Kuvendin në një noter të vendimeve të projektligjeve të qeverisë. Kjo nuk është as në përputhje as me rregulloren e Kuvendit dhe as në përputhjen e Kushtetutës dhe as në përputhje me atë që është misioni jonë si deputet që duhet të flasim aty për interesin publik, që duhet të ngremë zërin e të debatojmë për interesin e qytetarëve shqiptarë. Ne aty kemi një përgjigje standarde që na vjen nga mazhoranca përkundrejt çdo kërkese që mbështetet në rregulloren e Kuvendit. Çdo përgjigje është JO dhe JO në shkelje të çdo neni të rregullores.

Ne kemi dorëzuar javën e kaluar dy nocione me debat. Njëri i lidhur me procesin e integrimit se kush janë hapat që ndërmerr qeveria në këtë program të ri duke qenë se nuk u diskutua as programi i qeverisë  për të ecur përpara në rrugën e integrimit dhe një mocion tjetër për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Të dyja kanë marrë JO nga mazhoranca me forcën e kartonëve në konferencën e kryetarëve.

Këtë javë, sot, kemi diskutuar një mocion të ri me debat për nevojën e krijimit të një komisioni të posaçëm për fondet IPARD. Ju e dini shumë mirë, të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë që fondet IPARD në BE u vodhën, që fondet IPARD sot janë ndaluar për Shqipërinë sepse duhet të bëhet një skaner i plotë dhe duhet të kthehen fondet që u tjetërsuan për vite me radhë nga baballarët e atyre që janë pjesë e grupeve kriminale”, tha Zhupa për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje