
Seanca e sotme plenare në Kuvend nisi me debata mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi në fjalën e tij mes ironisë deklaroi se të gjithë ligjvënësit kanë të drejtë që të marrin fjalën.
Ai akuzoi mazhorancën se po vjedh buxhetin e shtetit dhe opozita nuk po thotë gjë.
“Ne nga fusha nuk kemi? Apo vetëm ata nga mali. Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit, ne nuk po themi gjë. Ne vetëm fjalën duam, na lini të vjedhim dhe ne nga fjalët.”, tha Korreshi.
Zv.Kryetarja e Kuvendit e ironizoi duke e etiketuar si gjynahqar.
"Po bëni si gjynahqar. Po kështu është kur je në opozitë. Kemi qenë dhe ne, por kështu e ka demokracia", tha Felaj.
Lini një Përgjigje