
Kreu i PD Lulzim Basha kërkoi të hyjë në seancë plenare debati për amendamentin në buxhet për ndihmën ndaj Kosovës që prej muajsh mbahet në sirtar sipas tij.
Ai akuzoi mazhorancën se e kanë thyer në bunker konferencën e kryetarëve dhe kërkoi përgjigje se çfarë kanë bërë për vettingun e politikanëve.
Basha: Qytetarët e dinë se ju prej 6 muajsh në mjegullën e ish revolucionit rahmet pastë keni bllokuar dhjetëra iniciativa nga opozita. Ku e keni interpelancën e kërkuar nga PD për kampet e refugjatëve. Ku e keni interpelancën e kërkuar për Arben Ahmetaj. Ka 4 muaj që mbani në sirtar amendamentin për Kosovën. Ka nevojë të votohet amendamenti. E keni kthyer në bunker konferencën e kryetarëve. Pres përgjigje. Çfarë keni bërë me vettingun e politikanëve.
Felaj: Do flisni për seancën e sotme
Basha: Skam mbaruar. S’kam mbaruar. Ku e keni projekt vendimin për heqjen e imunitetit të deputetëve. Ku i keni këto akte. Dy interpelanca me kryeminstrin. Amendamenti 50 milionë euro për buxhetin e Kosovës. Projekt vendimi për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Pres përgjigje, pse nuk vijnë në seancë.
Lini një Përgjigje