TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Tetor 2023, 18:44

“Mos u ngopshin kurrë”, Murrizi akuza të forta: Rama miratoi 12 kulla për çdo h*le të kësaj politike

Shkruar nga Pamfleti

“Mos u ngopshin kurrë”, Murrizi akuza të forta: Rama

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në kritika dhe akuza shumë të forta lidhur me lajmin që Këshilli i Rregullimit të Territorit ka miratuar lejet edhe për 12 kulla të tjera.

Sipas tij, këto leje do të shkojnë si dorovitje për gjithë klasën politike, në mënyrë që të mos zihen dhe akuzojnë njëri-tjetrin.

Tani besoj që u qetësuan të gjithë hallet e politikës së Tiranës që po ziheshin për një pallat në mes të Tiranës që quhej “ mali i Tiranës”.

Rama si “ babaxhan” miratoi dhe 12 kulla të tjera për çdo hale të kësaj politike qe mos u ngopshin kurrë dhe qetësoi “ gjakrat” se gati desh na u “vranë” me njeri-tjetrin për kate pallatesh.

Keni parë që ka dy ditë që nuk flet më askush dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për 12 male hale për të gjithë halet e kësaj politike??????

Ja pra kaq ishte halli i “ betejës” së tufës se haleve të kësaj Shqipërie plot halle.

Tani ka kate plot dhe pothuajse fiks nga dy MALE KULLA, për çdo HALE  politikan që prej 30 vitesh tallin trapin me Shqiptarët sikur zihen me njeri tjetrin, dhe vjedhin e ndërtojnë se bashku si halë që janë”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje