TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2024, 19:20

"S'më rruhet për burg, as për SPAK", Monika përplaset 'kokë më kokë' me Metën: Problemi nuk është nepotizmi, por servilizmi!

Shkruar nga Pamfleti

"S'më rruhet për burg, as për SPAK", Monika

Gjatë gjithë kohës që Monika mbajti fjalimin e saj, Meta e shoqëroi me të qeshura dhe ironi.

Monika Kryemadhi nisi me nota kritike fjalën e saj në Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, teksa tha se nuk ishte dakord me ndryshimet statutore të partisë.

Ajo hodhi poshtë teorinë e Metës, duke thënë se nepotizmi nuk është problemi kryesor i PL-së, por servilizmi, i cili sipas saj përdoret për të ngjitur shkallët e karrierës brenda partisë. Ajo shtoi se ka gabuar gjatë drejtimit të partisë por theksoi se përjashtimi i saj nuk do ta ri ngrinte partinë.

“Të vendoset pikë staturore që buxheti i fushatave elektorale të jetë i qartësuar qartë në statut në përdorim për të gjitha gratë dhe vajzat kandidate që do të jenë kandidate në këshillin kombëtar.

Po dëgjojmë vetëm nepotizëm prej 2 javësh. Do tu isha mirënjohëse të më përcaktonin se çdo të thotë fjala nepotizmi në partinë politike. Parti politike do të thotë bashkim kombëtar dhe nuk ka asnjë fjalë në ligjin për partitë politike për nepotizëm. Personat që e kanë hartuar të më argumentojnë fjalën nepotizëm. Në një parti politike rëndësia më e madhe është meritokracia.

Duke pasur parasysh se çështja e nepotizmit është një metodologji për të larguar njerëz që kanë dhe kontribute. Në një parti politike meritokracia ka rëndësi më shumë se servilizmi. Në një parti politike të qenurit dakord nuk krijon hapësira për njerëz të rinj”, tha Kryemadhi. Gjatë gjithë kohës që Monika mbajti fjalimin e saj, Meta e shoqëroi me të qeshura dhe ironi.

Në përgjigje të akuzave të fundit të Ilir Metës lidhur me tradhtarët brenda partisë, në mbledhjen e Komitetit Drejtues, Kryemadhi tha se Partia e Lirisë nuk ka çfarë kokash të presë, pasi ajo pranoi të marrë përsipër fajin.

Ndërsa sa ju takon akuzave që Meta bëri ditët e fundit nëpër media për keq menaxhimin e rrjeteve sociale, Kryemadhi ju përgjigj duke thënë se votat nuk ti japin liket në Facebook por qytetarët.  

Tradhtarët në krye të PL, mes të cilëve dhe unë I ka mbyllur derën shumë prej jush. Prioritet e PL nuk janë përjashtimet por hapja e partisë dhe krijimi i hapësirave të reja dhe për të mësuar nga gabimet e Kryemadhit. Edhe Monika bën gabime sepse nuk është e pagabueshme.

PL nuk ka nevojë për prerje kokash sepse nuk ka çfarë kokash të presë. . Ka nevojë për një program të ri që I jep më shumë hapësirë grave dhe vajzave, por jo atyre që I presin kokën njëra tjetrës. Detyra jonë nuk është që të presim radhën duke eliminuar shokët... Detyra e PL është që morali dhe sfidat e të gjithë anëtarëve të PL është integrimi Europian. Detyra jonë është të forcojmë familjen, jo ta shkatërrojmë atë.  Detyra jonë nuk është të vi me Piaggio dhe të largohet me Range Rover. Sot me qindra dhe mijëra djem dhe vajza të LSI që sot e adhurojnë lëvizjen në fakt kanë dhimbje, ka dhimbje kur shikojnë sesi shkërmoqet imazhi i Metës. Kryetari i partisë nuk është administrator godine.

Votat nuk bëhen as me like e as me share por duke zgjidhur hallet. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për hapje. Djegia e mandateve, unë jam fajtorja, siç janë të gjithë të tjerët. Të gjithë jemi fajtor të asaj situate, sepse besuam në opozitarizëm. Sa I përket nepotizmi dua t’ju them, në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi. Në partinë tonë vlera dhe baza është tek familja. Një parti e fortë si institucion është me e fortë se një parti individi", tha ajo.

Më tej Monika Kryemadhi tha se po e bejne 'kurban' per djegien e mandatit.

Djegia e mandative Unë jam fajtore e djegies së mandative. Por sioc jam unë filloj faji tek Petrit Vasili e të gjithë deputetët që dogjën mandatet. Faji nuk është jetim. Nëse mua më kërkohet për vrasje politike të Lulzim Bashës nuk e konsideroj sepse në fund të fundit të gjithë jemi fajtorë", shtoi ajo. 

Sa i takon fjalëve se ajo mund të shkojë në burg, Kryemadhi me tone të forta tha se "nuk i rruhet fare". 

Nuk më rruhet as për burg e as për SPAK”, tha ajo.

Lini një Përgjigje