
Kryeministri, i kapur nga ankthi i sindromës Vuçiç, i tha ndërkombëtarëve se largohet vetëm kur Shqipëria të hyjë në BE, ndërsa për socialistët dha mesazhin e ftohtë: pas tij, partia kthehet në opozitë...
Për herë të parë Edi Rama foli për pasardhësin e tij. Pas 15 vitesh llafe për “jetën e tretë” dhe piktura pas politikës, ai deklaroi se do t’i dorëzojë stafetën Blendi Fevziut, pasi të ketë firmosur anëtarësimin në BE. Në studio, Fevziu e hodhi poshtë me një nënqeshje, por mesazhi nuk kishte lidhje me publikun shqiptar, tashmë të lodhur nga fjalët e Ramës. Sinjali i vërtetë ishte për diplomacitë që merren me Shqipërinë: amerikanët dhe europianët.
Kjo pjesë e intervistës nuk u komentua as nga recensuesi i vetëm i saj në media, që duhet thënë se nuk i dha jehonë fare. As Baton Haxhiu, që si gjithmonë bën ato hartimet e tij skematike për të përcjellë “vizionarin e thellë”.
Në realitet, Edi Rama e dinte se nuk do të bënte jehonë në opinionin shqipar, pasi e folura e tij ka 15 vjet që u ka mbirë njerëzve në bark. Por duket se synimi i mesazhit përcjellës kishte cak një audiencë tjetër, paksa më të zgjedhur. Audiencën e diplomacisë së vendeve që merren me Shqipërinë; si amerikanët dhe shtetet e Bashkimit Europian.
Rama u tha ndërkombëtarëve se është gati të largohet, por vetëm nëse Shqipëria futet në BE. Pra: “më hapni dyert e Unionit dhe unë largohem”. Një marrëveshje e koduar, që përkthehet si presion dhe pengmarrje. Paralelisht, ai dha një sinjal edhe për llojin e pushtetit që ka ndërtuar: stafetën e dorëzon jo te socialistët, por te një figurë që simbolizon median e lidhur me oligarkinë. Fevziu është metafora e klanit financo-politik që Rama e mban pranë, bashkë me pakti e tij të hershëm me Sali Berishën.
Këtu, ai i foli dy lobeve, me të cilët është në marrëveshje prej vitesh, atij politik me Sali Berishën në krye dhe atë financiar me oligarkët.
Ky është mesazh poshtërues për socialistët. Ata kanë ndenjur në rresht katër mandate, dhe shpërblimi që marrin është ky: kryeministri i tyre i paralajmëron se pas tij vjen opozita. Jo tranzicion, jo vazhdimësi, por boshllëk i qëllimshëm që mund ta kthejë PS-në në gërmadhë politike.
Marrëveshja e heshtur Rama–Berisha, e detajuar dy vite më parë, vazhdon. Thelbi është i njëjtë: të ruhet pushteti i kastës së vjetër, një paqe e trazuar ku “mishin e hanë por kockat ja ruajnë njëri-tjetrit”.
Stafeta për Fevziun është kod i marrëveshjes financiare: përfitimet mbi prona dhe kontrata do ndahen sipas aksioneve, pavarësisht kush është në pushtet e kush në opozitë.
Ndërkaq, një tjetër pjesë e mesazhit të koduar të Edi Ramës, ishte vijimi pa asnjë cedim i paktit të nisur me Sali Berishën që para dy vjetësh, kur doktori pranoi kushtet e rënda të një marrëveshje poshtëruese.
Pra të humbë e të humbë, me kusht që të ketë një mundëi për të ruajtur pushtetin në opozitë, plus benefitet e kontratave ekonomike, derisa Rama të largohet...
Ky është versioni Edi Ramës, që siç duket është në ankth nga ajo çfarë po nuhat prej kancelarive perëndimore. Të cilat, duket i kanë dhënë një paralajmërin se mund të ketë fatin e Ivo Sanaderit në Kroaci. Që përpara se të arrestohej, bëntë të ditur se do të largohej sapo ta fuste vendin e tij në BE. Gjë që ndodhi, pra Kroacia u fut në BE, por vetëm pasi Sanaderi u arrestua./Pamfleti
Lini një Përgjigje