TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2025, 20:22

“I duhej Ramës”, Bejko: Berisha e ka eliminuar me kohë demokracinë brenda partisë

Shkruar nga Pamfleti
“I duhej Ramës”, Bejko: Berisha e ka eliminuar me kohë
Roland Bejko

Bejko u shpreh se Sali Berisha e ka eliminuar me kohë demokracinë brenda partisë.

Analisti Roland Bejko ka bërë një analizë të dyshes politike Rama-Berisha, duke treguar veçoritë e tyre.

Bejko u shpreh se Sali Berisha e ka eliminuar me kohë demokracinë brenda partisë.

“Ju do thoni që kemi të bëjmë me një sistem dypartiak, por në fakt unë mendoj se kemi të bëjmë me një sistem multipartiak, të dominuar. Ky është një proces që ka evoluar, pra nga sistemi multipartiak, kaluam në një sistem dypartiak dhe tani shkojmë të sistemi multipartiak i dominuar. Këtë radhë, mendoj se Ramës i duhej Berisha aty, unë mendoj se ka ndihmuar Berishën duke i krijuar disa lehtësi, të padukshme, por të ndjera.

Të dy kanë karakteristika të përbashkëta, të dyja janë liderë karizamtikë, lideri karizmatikë ka tendenca autoritare, sepse ka disa lloje liderësh. Ju duhet që krahas strukturave partiak, duan dhe struktura ekstrapartiake. Të dy kanë tendencë ta dominojnë opinionin publik nëpërmjet mediave.

Shqipëria është sistem partitokrat, partia ka dominuar mbi shtetin dhe ata e kanë dominuar partinë. Berisha e ka eliminuar me kohë demokracinë brenda partisë, Rama në mënyrën se si e ndërtoi partinë e tij, bëri dy apo tre difuzione”, theksoi ai në “Real Story”.

 

Lini një Përgjigje