TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2025, 17:49

Aksioni në Kuvend dhe zgjedhja e forumeve drejtuese, PD mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni në Kuvend dhe zgjedhja e forumeve drejtuese, PD mbledh
Selia e PD

Në mbledhje pritet të diskutohet për kreun e grupit parlamentar të PD. Dilema është se a do vazhdojë të jetë Gazment Bardhi apo do zëvendësohet me ndonji emër tjetër.

Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjeve të 11 maj dhe në prag të rinisjes së Parlamentit te ri.

Mbledhja pritet të mbahet ditën e mërkurë në orën 13:00.

Burime për mediat bëjnë me dije se në mbledhje pritet të diskutohet për qasjen e PD me Parlamentin.

Të dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 13:00  do të zhvillojmë mbledhje Kryesie me rend dite: 1-Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e PD rreth farsës zgjedhore dhe zhvillimet e fundit politike në vend”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, brenda kësaj jave pritet mbledhja edhe e Këshillit Kombëtar të PD.

Në mbledhje pritet të diskutohet për kreun e grupit parlamentar të PD. Dilema është se a do vazhdojë të jetë Gazment Bardhi apo do zëvendësohet me ndonji emër tjetër.

Po ashtu pritet të mësohet se a do vijojë Flamur Noka të mbajë postin e sekretarit të PD.

Lini një Përgjigje