
Ish-Kryeministri Sali Berisha, njëherazi edhe kreu i PD-së, u paraqit sot në SPAK duke respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, sipas të cilës ai duhet të përballet dy herë në muaj, javën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Berisha është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me dosjen ‘Partizani’, ndërsa çështja ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi, ka shkuar në GJKKO.
Pas paraqitjes, kreu demokrat, në një komunikim për mediat, ka bërë të ditur shënimin që ka lënë në zyrat e SPAK, ndërsa ka sulmuar kreun e Prokurorisë Speciale, Altin Dumanin, që e ka cilësuar mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron.
“Në paraqitjen time, unë lashë këtë shënim:
Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”.
Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.
E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.
Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje