TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2023, 11:52

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët, Soreca: Ka detaje që duhen verifikuar në draft!

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët, Soreca: Ka detaje që
Luigi Soreca

Lidhur me marrëveshjen me Italinë për ngritjen e një kampi emigrantësh në Lezhë, Soreca tha se marrëveshja duhet t’i përmbahet legjislacionit evropian.

Bashkimi Europian, tashmë ka në dorë marrëveshjen për emigrantët firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni më 6 nëntor dhe po bën vlerësimin.

Këtë e bëri të ditur Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i delegacionit të BE-së gjatë konferencës për median pasditen e sotme pasi i dorëzoi qeverisë progres raportin e Komisionit Europian. 

Soreca i pyetur për marrëveshjen, tha se mes vendeve anëtare të BE dhe vendeve jo anëtare, mund të ketë një marrëveshje që i përmbahen legjislacionit europian. 

Soreca tha se ka detaje që duhen verifikuar në ligj. 

Më lejoni të vlerësojë që komisioni Europian është informuar, por jo konsoltuar për memorandumin e vërtetimit. Për këtë arsye ne kemi marrë tekstin vetëm dy ditë më parë dhe për këtë arsye konsultimet për këtë tekst janë në vijim e sipër. Ne e kuptojmë që ky tekst është vetëm një hap i parë dhe do të duhet të përkthehet në ligj nga të dyja palët dhe këtu ne do të bëjmë dhe vlerësimin tonë. Ka detaje që duhen verifikuar në ligj. Për momentin do të ishte e parakohshme që të japim vlerësime për dokumentin se ato kanë vlerë më shumë politike dhe jo domosdoshmërisht ligjore. Në çdo rast, BE dhe shtetet anëtare mund të bashkëpunojnë se çështjet e menaxhimit të emigracionit me vendet e tjera, duke respektuar gjithmonë zbatimin e legjislacionit BE dhe konventave ndërkombëtare”.-tha Soreca.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi tre ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri.

Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024.

Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim.

Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t'i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

luigi soreca marrëveshja rama-meloni për refugjatët

Lini një Përgjigje