TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 12:19

Mangësia e vetme e samitit të Tiranës, Rama 'godet' sërish Starmer

Shkruar nga Pamfleti
Mangësia e vetme e samitit të Tiranës, Rama 'godet'
Rama dhe Starmer

Për motin me shi të premten, kryeministri Edi Rama ia vënë sërish “fajin” homologut të tij britanik Keir Starmer.

Thënë kjo me humor në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Tiranë, ai e veçoi këtë si të vetmen gjë që mbase nuk shkoi siç duhet pas organizimit në detaje të samitit.

Liderëve europianë u premtoi se “Shqipëria do bëjë më të mirën që t’i bëjë ata të rikthehen këtu”.

“Organizuam samitin e KPE-së që nisi si ide e Emmanuel-it. Unë besoj se duke qenë një ide e vjetër franceze që i ofroi botës traktatin e jashtëzakonshëm të paqes së përhershme. Pra nëse do uleshe dhe të thoje diçka të pamendueshme, ky traktat është fillimi më i mirë për paqen. Ka vetëm një gjë që nuk ia dolim të bënim dje me samitin, patëm Keir Starmerin dhe që solli me vete kaq shumë shi saqë e gjithë dita e djeshme ishte nën retë e politikës britanike. E shihni sot? Kemi diell me mbretin diell këtu!”, tha Rama.

 

mangësia e vetme e samitit të tiranës

Lini një Përgjigje