TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2024, 07:43

Mandati i ish ministres Xhaçka, deputeti i PS-së: S’jemi prokurori, respektuam vendimin e Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti
Mandati i ish ministres Xhaçka, deputeti i PS-së: S’jemi
Olta Xhaçka

Deputeti socialist, Lavdërim Krrashi u shpreh se deputetët dhe parlamenti nuk është gjykatë e prokurori dhe ka detyrime ndaj gjykatës kushtetuese.

Ai shtoi se kuvendi të enjten nuk ka bërë gjë tjetër veçse se ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në raport me mandatin e Olta Xhaçkës.

'Ajo që ndodhi ka nevojë që të sqarohet. Ne jemi deputetë dhe parlamenti nuk është gjykatë e prokurori dhe ka detyrime ndaj gjykatës kushtetuese. Ne nuk vëmë në dyshim vendimet e Kushtetutës. Kolegia Xhaçka është deputete e PS-së dhe nga këtu bëhen argumente politike.

Kuvendi të enjten nuk ka bërë gjë tjetër veçse se ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Deputetja Xhaçka është paraqitur në Kushtetuese dhe ka argumentuar atje me përfaqësuesin ligjore pse nuk ka konflikt për mandatin e saj. Parlamenti ka marrë një vendim.", tha ai.

Partia Socialiste mbroi Olta Xhaçkën dhe nuk do ta çojë mandatin e deputetes për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke e mbrojtur nga akuzat e opozitës. 39 vota pro, abstenim asnjë, 72 kundër. Kështu ka votuar Kuvendi duke mos çuar në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim mandatin e Xhaçkës.

Gjatë fjalës së saj, më herët Olta Xhaçka u shpreh më herët gjatë seancës së sotme duke kundërshtuar akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në jug të vendit.

Gjykata Kushtetuese, në shqyrtimin e mëparshëm të ankimit të grupit parlamentar të PD, ishte shprehur: “Gjykata vlerëson se në rastin konkret Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”.

lavdërim krrashi

Lini një Përgjigje