
Deputet i PD-së Luan Baçi, u shpreh se përmbysja në Shkodër nuk ishte normale dhe se përgjegjës për këtë rezultat janë ata që kanë drejtuar fushatën e opozitës atje.
Në një intervistë për emisionin “Drejt” në “RTV Ora”, ai shtoi se Shkodra është histori më vete, ndryshe nga bashkitë e tjera të vogla, që sipas tij një kryeministër si Rama mund t’i marrë me pak investim.
“Përmbysja në Shkodër nuk është normale dhe përgjegjësi duhet të kenë ata që kanë drejtuar fushatën atje. Bardhi është koleg i mirë, por u jam i habitur që Shkodra u mor me një rezultat të tillë kur ke një vit që e drejton bashkinë. Shkodra është histori më vete, pastaj bashkitë e tjera të vogla, një kryeministre si Rama mund t’i marrë me pak investim. Rama i shkeli të gjitha rregullat e lojës dhe mori kandidatë të djathë si Benet Beci”, tha ai.
Lini një Përgjigje