TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 22:28

A do ta marrë Jorida Tabaku drejtimin e PD? Bardhi tregon bisedat me të

Shkruar nga Pamfleti

A do ta marrë Jorida Tabaku drejtimin e PD? Bardhi tregon bisedat me

Kryetar i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi ka dhënë intervistën e tij të parë në këtë cilësi. Në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu ai u pyet se çfarë do të ndodhë me kryetarin dhe nëse do ta marri Jorida Tabaku këtë detyrë, sipas statutit. Bardhi tha se tashmë përfshirë edhe zonjën Tabaku është duke u kryer një process konsultimi.

Bardhi: Momentalisht është vakant, sipas statutit PD ka vetëm një nënkryetar në detyrë që është Jorida Tabaku.

Fevziu: Përse nuk e ushtron zonja Tabaku?

Bardhi: Së bashku me zonjën Tabaku gjatë kësaj periudhe kemi qenë në një proces konsultimi brenda kryesisë dhe grupit parlamentar.

Fevziu: Cila ka qenë biseda juja?

Bardhi: Është një proces konsultimi me secilin prej kolegëve për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Fevziu: Sa do vazhdojë ky konsultim?

Tabaku: Bëhet fjalë për 3 apo 4 ditë nga momenti që zoti Alibeaj ka dhënë dorëheqjen dhe zonja Tabaku po merr kohën e saj. Kam këtë bisedë me të nëse do duhet të zbatohet neni 46 i statutit apo jo./Opinion.al

bardhi pd

Lini një Përgjigje