TAGS-AT E JAVËS

Kulture15 Nëntor 2023, 21:57

Lajm i mirë nga Franca, Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i mirë nga Franca, Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka bërë me dije se Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

Ai tha se në një botë të ndarë nga kriza të shumta, kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe.

"Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

Falenderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit.

Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.

Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer", shkruan ministri i Jashtëm në Facebook.

unesco bord ekzekutiv igli hasani

Lini një Përgjigje