
Ndërkohë që vijon numërimi i votave preferenciale, disa nga emrat më të votuar nuk do të arrijnë të marrin mandatet si deputetë për shkak të respektimit të kuotave gjinore.
Kjo gjë do të ndodhë në të paktën 3 qarqe, ku kandidatë socialistë të renditur në listat e hapura, do të dorëzojnë mandatet pavarësisht numrit të votave preferenciale që kanë mbledhur.
Në Berat, Julian Zyla megjithëse rezulton si emri i treti më i votuar në listën e hapur, nuk do të marrë dot mandatin e deputetit, për shkak të kuotës gjinore. Vendin e Zylas në Kuvend e merr Hatixhe Konomi.
Po kështu në Durrës, Ilir Ndraxhi do ia dorëzojë mandatin Etleva Budinit, ndërsa në Korçë Arian Jaupllari do të zëvendësohet nga Besa Spaho.
Berat
Ikën Julian Zyla 4598 vota
Vjen Hatixhe Konomi 3366
Durrës
Ikën Ilir Ndraxhi 3681
Vjen Etleva Budini 1773
Korçë
Ikën Arian Jaupllari 5022
Vjen Besa Spaho 5012
Lini një Përgjigje