TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2024, 20:07

Kryemadhi e bëri për “ujë të ftohtë”, Meta zbut tonet: Mona është zemra jonë, nuk është ajo problemi!

Shkruar nga Pamfleti

Kryemadhi e bëri për “ujë të ftohtë”, Meta

Kreu i PL-së, Ilir Meta pas deklaratave të Monika Kryemadhit, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, pas një lumi kritikash zbuti tonet kundrejt bashkëshortes së tij.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se nuk është e vërtet se ai dhe Monika kanë hall personal. Ai shtoi më tej se Monika nuk është problemi, por personat që përdorin lidhjen e Monikës me të.

“Jemi në luftë me një regjim mafioz. Presidenti i Partisë së Lirisë duhet të ketë të drejtë në çdo orë të thërrasë konventën. Ça janë këto burokraci. Ky është një regjim mafioz të cilin do ta mundim me një reagim shumë dinamik. Kam dëgjuar këtu ‘keni hall me Monën’. Monën këtu e kemi është zemra jonë.

Mona është deputete. Nuk është problem i Monës, por problemi është ia tyre që përdornin lidhjen e Monës me Metën. Këto liri nepotike nuk mund të shërbejnë si alibi. Të gjithë ata që kanë hallin e Monës, Monën e kemi yll bote”, tha Monika.

meta

Lini një Përgjigje