
Kreu i PL-së Ilir Meta, tha në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues se djegja e mandateve ishte një krim. Ai u shpreh se nëse ndonjë grua ankohet se është viktimë e burrave, në politikë është viktimë e një palaçoje që është Lulzim Basha.
“I kam njoftuar të gjithë shqiptarët se ai të gënjejte edhe për orën, dhe pse e bën këtë? Se ka kënaqësi gënjeshtrën”, tha Meta.
Ai u shpreh se nepotizmi është përgjegjës edhe për imazhin e Ilir Metës, sepse janë shokuar të gjithë me ato pamjet që i kam treguar për mediat, që bëhet një aktivitet dhe njeriu që kujdesej për imazhin tim, shpërndan foto që prishin jo vetëm imazhin tim, por edhe të Partisë së Lirisë. Meta tha se me 27 prill do të ekzekutohet fenomeni i nepotizmit në PL.
Lini një Përgjigje