TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2024, 19:48

Meta fundos Kryemadhin, merr në mbrojtje Erisa Xhixhon: Të gjithë janë fajtorë përveç saj!

Shkruar nga Pamfleti
Meta fundos Kryemadhin, merr në mbrojtje Erisa Xhixhon: Të gjithë
Ilir Meta

"Të gjithë kanë përgjegjësi përveç Erisa Xhixhos."

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë thumbuar ashpër njëri-tjetrin në Komitetin Drejtues të PL. Kryemadhi tha se ajo është përgjegjëse për djegien e mandateve në 2019, por sikurse ajo janë fajtorë edhe deputetët e tjerë që dogjën mandatet. Këtë deklaratë e ka komentuar menjëherë më pas Meta, ku mori në mbrojtje Erisa Xhixhon.

Të gjithë kanë përgjegjësi përveç Erisa Xhixhos. Kjo nuk është lojë, Ilir Meta nuk ka bërë lojë me kushtetutën dhe me interesin kombëtar.”-tha Meta.

Bie në kundërshtim me kodin e etikës. Tani mendoj se është mbledhje e rëndësishme, ka shqetësim për rendin e ditës, por po jepet 10 ditë para. Ne mund të mblidhemi edhe në 4 të mëngjesit. Shikoj një mos kuptim të qartë çështje nepoitizmi. Më duhet t’i ndihmoj ata që s’janë të qartë. Partitë politike nuk duhen bërë instrumenta biznesi për familje të caktuara, përfshirë familjen e Ilir Metës dhe familjet e tjera. Ka 100 anëtarë LRI, sot nuk janë as 40. Ka më shumë këshilltarë se anëtarë, kjo është si pasojë e nepotizmit. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me institutin amerikan. Kemi një model shumë të qartë. Për herë të parë Ilir Meta që e beri ministër e mori në telefon i thatë falënderoj që ke qenë në mbledhje te komitetit, edhe nesër dua të jesh prezente. Kishte një përpjekje për të sabotuar forumin. Nepotizmi e bëri atë që kur të më dali përpara të skuqet. A mundet një njeri që si kish vajt mendja kurrë që do bëhej ministër, mos të kthente një përgjigje dhe të shpikte një gënjeshtër. Ja nepotizmi. Ka përzënë gjysmën e atyre që votuan në 2017. Ai nuk ishte vendim, ishte krim djegia e mandateve. Të gjithë kanë përgjegjësi përveç Erisa Xhixhos. Kjo nuk është lojë, Ilir Meta nuk ka bërë lojë me kushtetutën dhe me interesin kombëtar.”-u shpreh Ilir Meta.

 

Lini një Përgjigje