
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur lidhur me kontratën 6 milionë dollarë të lobimit në SHBA që do t’i sillte heqjen e non gratës.
Berisha tha se Partia Demokratike nuk bën lobim në SHBA, por kontrata është mes fondacionit dhe kompanisë. Kreu i PD thekson se kontrata nuk është mes PD dhe kompanisë.
Vlera e kontratës është 6 mld USD, që do paguhen në arkat e 'Continental Strategy' nga fondacioni i krijuar nga Nuredin Seci, “MAGA”. Shuma e parave mbetet e dyshimtë, teksa po hetohet nga SPAK.
“Tani ajo nuk është mes PD-së dhe kompanisë. Ajo është midis fondacionit dhe kjo varet nga fondacioni. Ne jemi transparent dhe do themi çdo gjë, edhe kompania supertransparente, publikon çdo dokument. Zoti Noka ka firmosur se pranon shërbimin, se pranon shërbimin. Kontrata është jo midis nesh e kompanisë, por midis fondacionit dhe kompanisë”, tha Berisha.
I pyetur nëse ky shërbim do vijonte më tej edhe pas zgjedhjeve të 11 majit, kreu i PD shpreh se nuk është marrë ndonjë vendim dhe do qartësohet më tej.
“Për sa kohë që s’ka marrë një vendim, do qartësojë, ky është një proces në vazhdim, varet edhe nga fondacioni, edhe nga të tjerat”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje