TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2025, 18:28

“Komandant, nuk kishim imagjinuar ndonjëherë bionde nga Suedia të bënin xhiro në Tepelenë”, Rama tregon bisedat me Tërmet Peçin

Shkruar nga Pamfleti

“Komandant, nuk kishim imagjinuar ndonjëherë bionde nga Suedia

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në Gjirokastër. Rama ka vijuar me deklaratat e përditshme, teksa është ndalur dhe te një bisedë me Tërmet Peçin, të cilin nga kryetar bashkie do ta bëjë deputet.

Tepelena kishte një xhep fals. Ma ka thënë Tërmeti njëherë, ‘komandat, s’e kishim imagjinuar ndonjëherë bionde nga Suedia të bënin xhiro në Tepelenë’. Bjonde, sy bojqelli, suedeze, duke bërë xhiro te Ali Palashi, deri në Memaliaj. Kjo Shqipëri është një Shqipëri krejt tjetër”, tha ai.

Rama tha se pazari i Gjirokastrës është plot turistë, edhe pse nuk është fundjavë. Ndërsa shtoi se dikur vetëm 2-3 dyer gjeje për të trokitur.

Këta njerëz nuk e dinë fare dhe kur e shohin nuk duan ta shohin Shqipërinë që ndryshon çdo ditë. Dje erdha me Mirelën në Gjirokastër, që nuk jemi ende në sezon dhe Qafa e Pazarit ishte plot. Ndërkohë shtohen e shtohen dyert që hapen në këtë qytet, që kur morëm detyrën kishte 2-3 dyer ku mund të trokisje për të fjetur. Edhe ata përpëliteshin për mbijetesë se nuk kishin numër turistësh. Gjirokastra e mbylli vitin me 600 mijë turistë, në Libohovë kishte veç një kafene sot ka bujtina e bujtina që hapen. Të mos flasim për Tepelenën, njerëzit vinin për ndonjë ngushëllim, ndërsa ata që martoheshin”, tha ai.

Lini një Përgjigje