
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji pas daljes nga mbledhja e Këshillit të Mandateve është shprehur se rasti i Arben Ahmetajt ka shpërfytyruar qeverinë.
Në një deklaratë për mediat Salianji tha se e gjithë qeveria është e përfshirë në këtë aferë, ai shtoi se dhjetëra deputetë aktual dhe krye bashkiakë janë të përfshirë njëlloj si Ahametaj.
Deputeti i PD-së tha se nuk mund të japë emra dhe detaje për shkak të cenimit të sekretit hetimor, por shtoi se Rama dhe mazhoranca duhet të japin dorëheqjen për të shmangur këtë krizë që është krijuar.
Ndërkohë sa i takon shqyrtimit të kërkesës, Partia Socialiste ka votuar që kjo të ndodhë ditën e hënë, ndërsa përfaqësuesit e opozitës shpresojnë për ditën e nesërme.
“Personi në hetim nuk është në Shqipëri. Ky rast është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë dhe të publikut një rast të madh korrupsioni ku thuajse gjithë qeveria është përfshirë dhe dhjetëra persona deputetë aktualë të PS, kryetarë bashkie e funksionarë të lartë janë përfshirë po njësoj në korrupsion ,Për këtë arsye Rama dhe kjo mazhorancë duhet të japin dorëheqjen për të shmangur këtë krizë që është krijuar. Është përmendur edhe emri që thoni ju, ashtu si dhjetëra të tjerë që janë edhe kryebashkiakë dhe funksionarë të lartë. Ish ministrat duhet të jenë të barabartë dhe të mbajnë po njësoj përgjegjësi. Po ekziston edhe emri i Damian Gjiknurit që ju përmendët ashtu si edhe dhjetëra zyrtarë, disa prej të cilëve deputetë të sotëm. Keni ish kryetarë bashkie, ministra, kryetarë bashkie në detyrë e përmenden në këtë raport”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje