TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2023, 19:38

“Ju hëngsha zemrën grave”, Mehdi Malkaj ironizon Ramën: Po ne burrave do na hash gjë?

Shkruar nga Pamfleti

“Ju hëngsha zemrën grave”, Mehdi Malkaj ironizon

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj gjatë një takimi me aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, nuk i ka kursyer ironitë për deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Dibër, kur tha “ju hëngsha zemrën grave”.

Gjatë fjalës së tij Malkaj ju drejtua kryeministrit duke e pyetur atë: “Po ne burrave do na hash ndonjë gjë?”. Malkaj gjithashtu foli edhe për situatën e vështirë në të cilin ndodhet vendi si shkak i keqqeverisjes.

Ku është sahati. Ma keni parë gjëkundi? Ka ngarkesë emocionale çdo gjë. Ky kryeministri jonë ka thënë në Dibër se do t’u hante zemrat grave, kështu u tha, o u hëngsha zemrat, po mirë ore po ne burrave do na hash gjë? Edhe neve nëna na ka bërë. Jemi akoma te copa e bukës. Ky s’ka ditur të kërcejë asnjëherë. Tani do tallava. Nuk ka rëndësi partia more, rëndësi ka atdheu o njerëz. Andej nga unë i thonë mëmëdhe. Mirëpo sipas partive nuk ekziston fare atdheu”, u shpreh Malkaj.

malkaj rama ironizon

Lini një Përgjigje