TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2023, 19:24

Meta sulmon Ramën: Shefi i gomerëve shpalli kapitullimin në Sarandë, është tmerruar nga rezultati që do marrë

Shkruar nga Pamfleti
Meta sulmon Ramën: Shefi i gomerëve shpalli kapitullimin në
Meta në Vlorë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sulmuar Ramën nga Vlora.

Meta u ndal tek deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama në Saranda ku i kërkoi ish- kryetari të PS në atë qytet, njëkohësisht sot kandidat i pavarur në garë për 14 majin, që të tërhiqej nga gara sepse dëmtonte rezultatet e PS në Sarandë.

Kreu i PL u shpreh se Rama është i frikësuar se do të dalë i treti në këtë bashki, pas kandidatit të “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të pavarur Gjergj Mërkuri. Madje Meta nuk i ka kursyer dhe etiketimet ndaj kryeministrit.

Dje shefi i gomerëve shpalli kapitullimin e Rilindjes në Sarandë, sepse jo vetëm që bashkinë e Sarandës mund ta shohë vetëm me satelitët e tij më 15 maj, dhe këtë e dinte prej kohësh, sepse falë Primareve atje është një superkandidat, por nga tmerri se do të dalë i treti i lutet një socialisti me dinjitet që të tërhiqet se ndryshe do mbajë ai përgjegjësi pse do dalë i treti.

Vete i bën një ekskursion administratës dhe një anë kërcënon socialistin me integritet, nga ana tjetër e lajkaton se bëkemi edhe gabime. Tani të gjithë e dinë fytyrën e vërtetë të rilindjes dhe karakteri ne dyfishtë të shefit të gomerëve. Ama kur ia jep të gjitha e dini shumë mirë se çfarë bën”, tha Meta.

meta rama sarande

Lini një Përgjigje