TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2025, 13:07

“Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i largon”, ultimatumi i Ramës për kryebashkiakun që e kundërshtoi

Shkruar nga Pamfleti

“Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i largon”, ultimatumi i

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i vendosur për të larguar çdo drejtor, nënkryetar bashkie apo administrator në Bashkitë që kontrollohen nga socialistët. Pavarësisht se Kryebashkiakët i janë bindur në ultimatumin e lëshuar nga Kryeministri, ka pasur raste sporadike që ka pasur edhe kundërshti. Në ndonjë rast, si ai i Lezhës, Rama e ka kaluar me batuta, por në një tjetër rast, si Bashkia e Konispolit, ai ka kërkuar largimin e Kryebashkiakut.

Bashkinë e Konispolit e drejtorn Ergest Dule, i cili sipas Report TV, në takimin që Kryeministri ka thirrur në Durrës pak ditë më parë, ka kundërshtuar largimin e drejtorëve me argumentin se ata janë të rinj dhe të aftë për punë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës që në mënyrë ultimative duke iu drejtuar Kryebashkiakut i ka thënë “ose ikin ata, ose ikën ti”.

Ende nuk dihet se çfarë zgjedhje do të bëjë Kryebashkiaku i Konispolit, por nga sa shihet, Edi Rama po spastron Bashkitë që kontrollojnë të zgjedhurit e PS nga ata që ai mendon se mund t’i vonojnë integrimin në BE.

Lini një Përgjigje