Artan Hoxha ka komentuar paraqitjen në SPAK të nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi e cila u pyet për gjashtë orë.
'BKH shkon në shtëpinë e Fatime Kryemadhit dhe merr një celular. SPAK e ka marrë, zonja Kryemadhi ka vajtur deri në gjykatën e lartë dhe kërkesa e saj është rrëzuar. Ky aparat vijon të jetë në dispozicion të hetimeve të SPAK. Në dosjen për hetimin pasuror, rezulton që shpenzimet për shkollën e fëmijëve, një ndërhyrje kirurgjikale dhe disa shpenzime të tjera, këto shpenzime janë bërë me të ardhura që janë përfituar nga zhvillimi i pronës së zonjës Fatime dhe bashkëshortit. Ajo tha kam patur pronën e burrit, kam ndërtuar pallatin dhe paratë i kam për fëmijët. Ra në sy fakti që pas gjashtë orësh, ishte shumë e ftohtë dhe e përgatitur. Ishte e kthjellët, u përpoq të çonte një mesazh. Tha se në celular nuk janë gjetur as biseda për tendera, 5D, etj.', tha Hoxha.
Lini një Përgjigje