Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.”

“Shumë e vërtetë Komandant! Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare!”, shkruan Rama me një mesazh të qartë për Gjykatën e Hagës.
Ky koment vjen në një moment kur Thaçi ndodhet në fazën e mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj tij në Hagë, i akuzuar për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.
Lini një Përgjigje