Tërheqjet e SPAK-ut nga loja e fortë, nuk janë teka fëmijësh të dobët, por ndeshje të rriturish, që nuhasin nga gishtat e këmbës deri në majë të flokut mornicat nëpër trupin e ngrirë të shoqërisë, që prej 33 vjetësh duron dimrin e demonëve...
Ilir Beqja nuk shihet vetëm si hajduti që ka hapur ca vrima në SPAK, ose siç shprehen fshatarët, ka blerë ca prokurorë, por si iriqi që i ka shpuar topin ambasadores Yuri Kim, aq sa drejtësia ngjan se luan me një top prej lecke.
Kakofonia, ku ca prokurorë e gjykatës e kanë kufizuar ligjin në përmasat e hijes që lëshon Babloku, nuk është vetëm shpërdorim fuqie mbi të njëjtën akuzë “shpërdorim detyre”, apo ecje me të njëjtin hap mbi tokën e lagur andej ku nuk kanë prodhim dhe aq shumë mafiozët, por edhe metaforë e ca fëmijëve të bezdisur nga një vagabond që ua ka çarë topin e lojës.
Altin Dumani, nuk është ajo keqdashja me dashje, por dëshira e dështuar që Ilir Beqja dhe ca ministra hajdutë, i kanë thyer edhe gishtat sistemit juridik e shtrembëruar shtyllën kurrizore kuriozitetit të fjalëkryqit; kush është peshk më i madh, një ministër apo pastruesja e tij që kur pastron tubat e sobës, gjen aty gjysmë milioni dollarë dhe i merr për vete.
Tërheqjet e SPAK-ut nga loja e fortë, nuk janë teka fëmijësh të dobët, por ndeshje të rriturish, që nuhasin nga gishtat e këmbës deri në majë të flokut mornicat nëpër trupin e ngrirë të shoqërisë, që prej 33 vjetësh duron dimrin e demonëve.
Po, këtyre anëve, vit pas viti, djajtë me fuqi pa fund, kanë vënë përfund njeriun.
Në skaj të intensitetit disa fish të valëve dhe talljeve që dalin nga oxhaku i SPAK-ut, sikur prokurorët po zihen me njëri-tjetrin në mbështetje të miqve të tyre, njeriu i mbyllur në flluskën e falsitetit, prek plagët e veta e pret me sot e me nesër arrestimet VIP, kur shigjeta e drejtësisë të marrë shenjë aty ku duhet, në zemër të 4 Klaneve Mafioze, që askush nuk i lakon si formacione kriminale, megjithëse ambasadori Donald Lu i kishte futur në rreth të kuq, në bisedat publike dhe përrallat për fëmijë.
Sot ata nuk janë fare në letërsinë e fshatit, përveçse në monologje, sepse secili ka frikë se i dëgjon dikush, larg qoftë prokurorët.
Po edhe monologu ka deformime.
Sa herë fshatarët kanë folur me vete, i pari arrestohet Non-Grata, i dyti Like Floriri, i Treti Lali Ndrangheta dhe i katërti Edwin McGonigali.
Pritja në këtë stacion nuk do jetë e gjatë, edhe pse gola spektakolarë nuk ka edhe ca kohë, se e thamë, iriqi i Bablokut me nofkën Ilir Beqja, ka çarë topin e lojës, sa edhe mimika e shpresave ka ndërruar ngjyrë nga blu në habitore e fshatarët pyesin: Sa para e forcë paskan këta të çmendur, që po çmendin edhe Amerikën, që me paratë tona jo vetëm blejnë agjentë të FBI-së, por edhe hijet e freskisë për të karikuar epshet në rrugën e hajdutërisë?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje