
Vrasja e Gilmando Danit dhe oficerit të AMP-së, Mustafa Shaljani, zbuloi funksionimin real të shtetit: bandat lëvizin të lira, policia heziton, drejtuesit janë të implikuar, dhe urdhri politik “lerini kriminelët të hanë kokat” është kthyer në strategji zyrtare të sundimit.
Atentati në aeroportin e Rinasit, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe oficeri i AMP-së Mustafa Shaljani, është më shumë sesa një përplasje mes bandave. Ai është skaneri i plotë i kapjes së shtetit nga krimi, ku katër përfundime janë të padiskutueshme:
1. Krimi ka liri të plotë veprimi,
2. ka pushtet territorial,
3. policia heziton të godasë,
4. disa prej drejtuesve të saj janë pjesë e strukturës kriminale.
Prej vitesh, Policia e Shtetit nuk ka mungesë informacioni, por mungesë vullneti. Ajo i di bazat e bandave, lidhjet, konfliktet, pasuritë dhe qarkullimin e tyre. Por nuk ndërhyn. Jo sepse nuk mundet, por sepse bandat kanë lidhje të drejtpërdrejta me segmente të politikës, pushtetit dhe policisë.
Dhe kur krimi është i lidhur me zinxhirin komandues të shtetit, policia nuk është më instrument i rendit, por instrument i frikës dhe i pushtetit të krimit.
Kur Edi Rama deklaroi publikisht “lerini kriminelët të hanë kokat e njëri-tjetrit”, ai nuk dha një opinion, dha urdhër politik.
Dhe ky urdhër po zbatohet me besnikëri nga kryepolici Ilir Proda, një drejtues, të cilit SPAK i ka sekuestruar telefonin për lidhje me bandat, për dekonspirime dhe për ortakëri me trafikantë.
Policia është kthyer në spektatore, që bën vetëm tri gjëra: fotografon viktimat, mbledh gëzhojat dhe numëron makinat e djegura.
As ministrja e Brendshme Albana Koçiu nuk po merret më me rendin, sepse nuk i lejohet. Ajo është lënë me detyrën e administrimit civil, ndërsa kontrolli real i sigurisë është zhvendosur tek interesat politike dhe kriminale që kanë kapur policinë.
Rasti i Rinasit tregoi një rrezik më të madh: agjentët e AMP-së, komisariatet dhe drejtues policie furnizojnë bandat me të dhënat e TIMS-it, duke u dhënë akses në itinerare, hetime, lëvizje të rivalëve dhe korrespondencë sekrete.
Kjo e fundit përfshin informacion që vjen nga FBI, DEA, Europol, Antimafia italiane dhe shërbimet e BE-së, të gjitha të rrjedhura tek grupet kriminale.
Në një vend normal, pas atentatit do të kishte:
– dorëheqje të menjëhershme,
– arreste të kryepolicëve,
– spastrime brenda 24 orëve,
– ndalim të aksesit të policisë së kapur në sistemet sensitive,
– operacion të plotë rikonstruktimi të rendit.
Në Shqipëri nuk ndodhi asnjë prej tyre.
Sepse krimi nuk ka kapur policinë, krimi e komandon atë.
Disa nga drejtuesit e uniformave nuk janë të infiltruar; janë pjesë organike e sistemit kriminal, të instaluar në pozicione kyçe pikërisht që të neutralizojnë çdo goditje të vërtetë.
Në këtë realitet, bandat nuk fshihen më. Nuk kanë nevojë.
Ato veprojnë në autostrada, në aeroport, në qendra qytetesh, me një siguri që tregon se mbrojtja e tyre është e lartë dhe se shteti është i ulur në gjunjë.
Atentati i Rinasit nuk ishte thjesht ekzekutim. Ishte demonstrim pushteti.
Dhe ky pushtet nuk është më i fshehur: ai është bërë struktura reale e kontrollit të territorit shqiptar.
Sa kohë që politika është e mbështetur mbi këtë strukturë, krimi do të vazhdojë të sundojë dhe policia do të vazhdojë të jetë shërbëtorja e tij e heshtur./Pamfleti
Le të ndërhyjë "Policia Shqiptare"për të sjell në islla Policinë e Shtetit.
Ne kete vend institucioni i doreheqjes ka vdekur. Nuk ka transparence nuk ka analize nuk ka ndergjegjesim, askush nuk njeh pergjegjesi. Rasti Balluku me skandalozi si rast korrupsioni. . Dhe po aq skandaloze per paaftesi eshte rasti i mosmbajtjes pergjegjesi i Drejtorit Policise per atentatin ( nje akt i paster terrori ne nje zone te sigurise se larte). Eshte e pafalshme qe nuk ka nje analize, nje prononcim. Sikur asgje nuk ka ndodhur. Nje kalbezim ne rrenje i sistemit politik. Parandalim0,Reagim0, transparence 0,zbulueshmeri0, pergjegjesi0. Me fal po per ca i kemi vetem te navjedhin?!?!!? Jane trashur nga zullumi, jane trashur nga pushteti. Nje situate totalisht jashte kontrolli, jashte shinave te demokracise, absurde. Sidomos ky mandati 4, teresisht i pamerituar, po zbulon petet e byrekut nje nga nje. Sidomos segmenti i Drejtoreve pergjithshem, me i rrezikshmi. Te gjithe njeri me hajdut se tjetri. Hajdut me kollare, qe bejne moral diten dhe ne darke numerojne leket e vjedhura. Na e shpifet.....
Ne kete rast si dhe ne rastin e ekzekutimit te Brilant Martinaj, shteti ka bashkepunuar. Ka krijuar kushte per kryerjen e atentatit me rezultat dhe largim pa ju futur gjembe ne kembe. Kjo ben muuuu. Eshte e rende po eshte e vertete. 2 drejtuesit me te larte aktuale te policise jane ky kontigjent, mund te bejne gjithcka.
Eh po popull çyryk hesapi...