TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Nëntor 2025, 07:35

Alimehmeti e thotë hapur: S'jam dakort si Sali Berisha po e drejton Partinë Demokratike

Shkruar nga Pamfleti
Alimehmeti e thotë hapur: S'jam dakort si Sali Berisha po e drejton
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar protestën e thirrur nga PD për datën 17 nëntor, si dhe mënyrën e drejtimit të strukturave të partisë.

Alimehmeti deklaroi se protesta duhej organizuar më herët dhe se brenda PD-së ka ende shumë hapësira për përmirësim në të gjitha nivelet e lidershipit.

“Unë mendoj që protesta duhet të ishte bërë edhe më përpara, duhet të ishin më energjike, më dinamike, sepse ka shumë arsye për të pasur protestë“, tha Alimehmeti i ftuar në Klan News.

I pyetur për drejtimin e Partisë Demokratike nga Sali Berisha, Alimehmeti u shpreh se ka nevojë për ndryshime dhe përmirësime të ndjeshme.

A jeni dakord me mënyrën se si Sali Berisha po e drejton partinë?

Alimehmeti: Jo, ka shumë hapësira për përmirësim.

Gazetari Jacaj e pyeti gjithashtu për punën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.

A jeni dakord me mënyrën dhe punën që bën Flamur Noka si Sekretar i Përgjithshëm i PD?

Alimehmeti: Jo, ka shumë hapësira për përmirësim.

Edhe performanca e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ishte pjesë e intervistës.

A jeni dakord me mënyrën se si Gazment Bardhi po performon si kreu i grupit parlamentar të PD?

Alimehmeti: Jo, ka shumë hapësira për përmirësim.

Alimehmeti theksoi se opozita ka detyrimin të jetë më aktive dhe më aktive, ndërsa nënvizoi se presioni qytetar është i domosdoshëm në këtë fazë politike.

sali berisha po e drejton partinë demokratike

Lini një Përgjigje